AKTUALITET, 17 Qershor 2021, 16:36

Sulm me armë në selinë e partisë pro kurde në Izmir, vritet zyrtarja

Sulm me armë në selinë e partisë pro kurde në Izmir,

Një zyrtare e partisë kryesore turke pro-kurde, HDP, u vra sot pasi një burrë i armatosur u fut në zyrat e selisë në Izmir dhe hapi zjarr.

“Një person i armatosur me një pushkë sulmoi zyrat tona në Izmir, ” tha partia në një deklaratë të postuar në Twitter. “Kolegia jonë Denise Poiraz u vra në sulm,” shton deklarata.

Zyra e guvernatorit të Izmirit tha se autori i veprës, “një punëtor shëndetësor i cili ishte pushuar nga puna është arrestuar.

https://twitter.com/alialemdaroglu_/status/1405528252869877772?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1405528252869877772%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fsulm-me-arme-ne-seline-e-partise-pro-kurde-ne-izmir-vritet-zyrtarja%2F

HDP akuzoi qeverinë dhe partinë në pushtet, Presidentin e AKP Rexhep Tajip Erdogan, të jenë “nxitësit e këtij sulmi të egër” për shkak të retorikës së dhunës kundër partisë pro-kurde.

“Ata vranë vajzën time,” tha nëna e viktimës në një video të postuar në Tëitter nga HDP, e cila bëri thirrje për protesta kundër sulmit në Izmir dhe Stamboll.