TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryebashkiakia e Gjirokastrës, Zamira Rami, është dënuar sot nga Gjykata e Posaçme me një vit burgim. Dënimi, Ramit i është konvertuar në detyrim për të kryer punë me interes publik.
Kujtojmë se SPAK e akuzon Ramin se, në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane.
Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për‘ Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit” si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër