AKTUALITET, 17 Qershor 2021, 16:17

Rikonstruksione në kabinat elektrike, OSHEE: Ja zonat e Tiranës ku do të ndërpritet përkohësisht energjia elektrike

Rikonstruksione në kabinat elektrike, OSHEE: Ja zonat e Tiranës ku do

Ditën e nesërme (datë 18.06.2021) do të stakohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës. Përmes një njoftimi zyrtar, OSHEE njofton se për shkak të punimeve dhe rikonstruksioneve të kabinave elektrike, do të stakohet energjia në disa zona të kryeqytetit.

Njoftimi i plotë i OSHEE:

Pershendetje/

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 18 qershor

Në vijim të punimeve për investimin për rikonstruksionin e kabinave, në datën 18 qershor do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

09:00-16:00

Rruga “Muhamet Deliu”

09:00- 15:00

Pjesërisht një pjesë e rrugës “Bardhyl”, rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Odhise Paskali”, një pjesë e zonës së Ndroqit, Picallë, Gërdec, Valiasi i Ri