AKTUALITET, 17 Qershor 2021, 16:24

Moska: Ambasadori rus do të kthehet në SHBA javën e ardhshme

Moska: Ambasadori rus do të kthehet në SHBA javën e ardhshme

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anatoli Antonov, do të kthehet në Amerikë në javën e ardhshme.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Moskës, Maria Zakharova.

Vendimi vjen pas takimit në samitin e Gjenevës mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin.