AKTUALITET, 17 Qershor 2021, 14:31

Austria lehtëson masat anti-Covid, rihap klubet e natës në korrik

Austria lehtëson masat anti-Covid, rihap klubet e natës në korrik

Austria ka njoftuar lehtësimin e masave anti-Covid, duke rihapur klubet e natës muajin tjetër. Gjithashtu njerëzit nuk do të jenë të detyruar të mbajnë maska në ambientet e hapura.

Ora policore do të hiqet me datë 1 Korrik, ditën kur do të rihapen klubet e natës.

Rregulli i vetëm që mbetet në fuqi është për personat që do të marrin pjesë në evente të ndryshme, si klubet e natës ose restorantet dhe baret . Ata duhet të jenë të vaksinuar kundër Covid-19 ose të kenë një test negativ.

Klubet e natës u mbyllën në mars të vitit të kaluar ndërsa pandemia filloi të përhapej në Europë.

Pothuajse gjysma e popullsisë tashmë ka marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër Covid-19, ndërsa një e katërta është vaksinuar plotësisht.