AKTUALITET, 27 Shtator 2021, 15:54

Von der Leyen në Tiranë/ Ambasadori Soreca: Do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta

Von der Leyen në Tiranë/ Ambasadori Soreca: Do të pritet nga

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka bërë me dije se presidentja e KE Ursula Von der Leyen do të mbërrijë në Tiranë ditën e nesërme. Me një postim në Twitter ai shkruan se ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

Ata do të marrin pjesë në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE -së

“Mezi pres të mirëpres Presidenten Ursula Von der Leyen. Përpara Samitit BE-ËB6 më 6 tetor, Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE -së në kuadër të programit #EU4Schools?? pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019”- shkruan ambasadori në Twitter.