BOTA, 23 Janar 2018, 13:56

SHBA, alarm për cunami pas tërmetit të fortë 8.2 ballësh

SHBA, alarm për cunami pas tërmetit të fortë 8.2

Një tërmet me Magnitudë 8.2 ka tronditur brigjet amerikane të Alaskas ditën e martë, duke shkaktuar alarmin për cunam.

“BBC” raporton se tërmeti goditi në oqean rreth 300 km në juglindje të Kodiakut, në një thellësi prej 10 kilometrash, në orën 09:31 (me orën europiane).

Qendra Kombëtare për Paralajmërimet e Cunameve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëshoi alarmin për brigjet e shtetet e British Kolumbias dhe Alaskas.

Njerëzve në këto zona u kërkohet të strehohen në vende të larta.

“Valët e rrezikshme të cunamit janë të mundshme”, rrëfen një gazetari i Alaskës pas bisedës me Qendrën Paralajmëruese të Cunamit.