TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria është prekur së fundmi nga një ulje e ndjeshme e temperaturave.
Mateoalb parashikon që fundjava të jetë gjithashtu me një mot të ftohtë. Mëngjeset këtë fundjave pritet të karakterizohen nga temperatura të ulëta.
“Shqipëria është prekur së fundmi nga një ulje e ndjeshme e temperaturave. Fundjava pritet që të jetë gjithashtu me mot të ftohtë. Mëngjeset këtë fundjave pritet të karakterizohen nga temperatura të ulëta”, thuhet në njoftimin e Meteoalb.
Në zonat malore temperaturat do të jenë deri -14 gradë celcius. Nga e mërkura pritet të ketë një përmirësim, kur edhe do të nisë një dimër normal e jo me temperaturat e tanishme të ftohta.
“Temperaturat në zonat malore pritet të jenë të ulëta, deri minus 14 gradë.
Nga e mërkura pritet të ketë një përmirësim, kur edhe do të nisë një dimër normal e jo me temperaturat e tanishme të ftohta. Moti i ftohtë vjen si pasojë e stuhisë Filomena, që ka goditur vendin”, shpjegohet më tej në parashikimin e Meteoalb.