TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijon i ftohti polar të sundojë Shqipërinë! Qarku i Korçës është zgjuar mëngjesin e sotëm i zbardhur nga dëbora për shkak të reshjeve të dendura që ka pasur gjatë gjithë natës, ndërsa temperaturat kanë shkuar deri në -7 gradë Celsius.
Në zonat malore reshjet janë shoqëruar me erë të fortë, ndërsa trashësia e saj varionte nga 10 deri në 20 cm.
Emergjencat Civile kanë bërë thirrje që kalimi i mjeteve në akset rrugore paradite rekomandohet të bëhet me zinxhirë ose goma dimërore. Nga ana tjetër është punuar për mirëmbajtje me pastrim dëbore dhe kriposje.
Dibra është një nga qarqet më të zbardhura nga dëbora në vend. Trashësia e dëborës ka arritur deri në 40 cm trashësi në këtë qark dhe temperaturat kapin vlerat deri në -6 gradë Celsius ditën e sotme.
Situata më problematike është në njësitë Administrative të Dibrës si Kala e Dodës, Selishtë, Lurë Zall – Dardhë, Martanesh, Trebisht, Ostren të Bashkisë Bulqizë.
Ndërsa Tërnova e Madhe dhe Tërnova e Vogël në Njësinë Administrative Zerqan janë të izoluara. Në akset rrugore ka prani të ngricave dhe të akullit, kështu që policia ka këshilluar drejtuesit e mjeteve që të pajisen me zinxhirë.