AKTUALITET, 15 Janar 2021, 08:38

Dëbora mbulon disa zona në Shqipëri, në Dibër temperatura -6°C

Dëbora mbulon disa zona në Shqipëri, në Dibër

Moti sot do të jetë i vranët dhe prej mëngjesit e prej mëngjesit drejt kthjellimit në zonat bregdetare dhe të ulta.

Në mbrëmje sërish mot i vranët.

Në zonat malore moti mbetet me vranësira.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut dhe të dëborës do të jenë të pranishme deri në orët e para të mëngjesit e më tej ndërpriten në të gjithë vendin për tu rikthyer në mbrëmje në jug, juglindje e lindje në lartësitë mbi 300m.

Era do të fryjë nga verilindja e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 deri 4 ballë kryesisht në Jon.

Të pranishme ngricat e forta në akse rrugore.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër -1/7 re diell shi

Kukës -3/2 re borë

Lezhë 0/6 diell re shi

Dibër -6/0 re borë

Durrës 2/8 diell re shi

Tiranë 0/8 diell re shi

Elbasan -1/7 diell re shi

Berat -1/8 diell re shi

Vlorë 1/10 diell re shi

Korçë -4/2 re borë

Gjirokastër -1/8 diell re shi

Sarandë 2/11 diell re shi.