TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin "Open", ku ka qenë i ftuar kryeministri Edi Rama, është diskutuar edhe ndërmjetësimi i mundshëm i tij, në konfliktin Greqi-Turqi. Kjo çështje, po diskutohet gjerësisht dhe shumë seriozisht nëpër ekranet shqiptare edhe pse në pamje të parë duket qesharake.
Lidhur me këtë, ka patur një opinion edhe Shpëtim Nazarko, i cili e krahasoi Ramën me Ali Pashë Tepelenën...
"Vetëm Ali Pasha ka bërë një histori të tillë. Kryeministër, e vlersoj në maksimum atë që keni bërë tani dhe në historinë tonë, vetëm Ali Pasha i Tepelenës, ka bërë një histori të tillë kur u përplas Anglia me Rusinë për të bërë bllokadën kontinentale. Edhe aleanca me Turqinë është e klasit të parë...", tha Nazarko.
/TPZ.al/