TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka shkuar në 2 milionë numri i personave që e kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në të gjithë botën.
Ndërsa, numri total i të infektuarve në të gjithë botën, në bazë të të dhënave në Worldometer rezulton të jetë 93,583,855.
Nga ky total, 66,891,341 persona janë shëruar nga Covid-19.
Numrin më të madh të viktimave e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku numërohen 397,994 raste fatale.
Brazili është vendi i dytë me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në botë. Vendi i Amerikës Jugore numëron 207,160 raste fatale.
Kurse, vendi i tretë me numër të lartë viktimash në botë është India me 151,954 viktima i pasuar nga Meksika ku bilanci i vdekjeve është 137,916.