AKTUALITET, 6 Janar 2019, 22:50

Shpërndahen trakte derë më derë në Tiranë/ Çfarë ndodh nesër në protestën e studentëve

Studentët e universiteteve publike në Tiranë, kanë lajmëruar se nesër do vijojnë protestën e tyre deri në plotësimin e 8 pikave nga Qeveria.

Prej disa ditësh në rrjetet sociale ata kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i mbështesin në kauzën e tyre, pasi sipas tyre ata nuk protestojnë vetëm për veten por për të gjithë qytetarët.

Sot ata kanë shpërndarë dhe fletëpalosje dhe kanë dorëzuar ftesën në qindra shtëpi në Tiranë. Studentët janë shpërndarë në lagje të ndryshme dhe u kanë dorëzuar ftesën qytetarëve të tjerë.

49499988_604117280033344_7872435188234452992_n 49323254_379630732788028_8323101669902516224_n c1cebedd-f6db-4978-93f2-103f3aa62196