TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona ka arritur të dalë më tri pikë nga transferta ndaj Getafes. Kampionët në fuqi mundën me rezultatin 2–1 vendasit dhe shkojnë çojnë në pesë pikë diferencën me Atletikon e vendit të dytë, që barazoi ndaj Sevijës më herët gjatë ditës së sotme.
Mesi dhe Suarez ishin dy lojtarët që shënuan golat për katalanasit. “Pleshti” zhbllokoi i pari takimin me një gol në minutën 20-të, ndërsa Suarez prodhoi një “perlë” të vërtetë 19 minuta më vonë që çoi shifrat në 2–0.
Getafe ngushtoi rezultatin me Matën, por në pjesën e dytë skuadra “blaugrana” mori sërish kontrollin e lojës. Një ndeshje e mirë edhe per portierin Ter Shtegen, i cili kreu një pritje të pabesueshme për të mbajtur skuadrën e tij në avantazh.