TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sulmuesi anësor brazilian, Malcom, është pranë kalimit te Lacio. Në verën e shkuar, në adresë të tij mbërritën disa oferta tunduese, madje ai gjeti akordin dhe duhet që të përfundonte te Roma, por ndërroi mendje para se të hipte në avion dhe u bë pjesë e Barcelonës.
Aktualisht, për sulmuesin brazilian ka oferta edhe nga Kina, por vetë Malcom dëshiron të mbetet në Europë, ndaj edhe në lojë ka hyrë ish-sulmuesi i përfaqësues sonë, Igli Tare, i cili po negocion me brazilianin.
Drejtori Sportiv i bardhekaltërve ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e Barçës dhe u ka kërkuar atyre huazimin e Malcom deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje më pas në verën e ardhshme.
Vetë spanjollët preferojnë një shitje të menjëhershme në Kinë, por duke parë dëshirën e lojtarit për të mbetur në Europë, po mendojnë seriozisht bashkëpunimin me Lacion.