AKTUALITET, 6 Janar 2019, 21:38

I pret rrugën dhelpra, makina përmbyset në mes të rrugës

Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër.

Burime bëjnë me dije se një automjet, që drejtohej nga një i ri nga fshati Nepravishtë, ka devijuar nga rruga dhe është përmbysur. Nga të dhënat e para dyshohet se automjetit i ka prerë rrugën një dhelpër, e në tentativë për ta shmangur, automjeti është përmbysur në rrugë.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima ndërsa identiteti i shoferit që drejtonte mjetin nuk dihet ende.