BALLKAN, 21 September 2026, 14:02

Studentët e Prishtinës marshim protestë: Të lirohen ish-krerët e UÇK-së, vendimi i Hagës padrejtësi!

Studentët e Universitetit të Prishtinës janë organizuar sot paradite në një tubim proteste në sheshet e kryeqytetit të Kosovës, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Studentët shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të trupës gjykuese që dënoi me gjithsej 81 vite burg për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Me pankarta dhe flamurë të Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së, studentët marshuan nga Qendra e Studentëve në Prishtinë drejt sheshit qëndror të qytetit.

Ata, në një akt simbolik, lëshuan në ajër dhe disa pëllumba të bardhë, që simbolizojnë paqen.