TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas 27 vitesh nga zhdukja, janë identifikuar përmes analizës së ADN-së tri viktima të luftës në Kosovë, të cilat i përkasin grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili njoftoi se janë pranuar tri raportet e para të ADN-së nga mostrat e mbetjeve mortore të zhvarrosura në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin-Potokut.
Sipas Kurtit, viktimat, kryesisht qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, ishin rrëmbyer dhe zhdukur me dhunë më 19 prill 1999. Raportet e ADN-së i janë përcjellë Institutit për Mjekësi Ligjore, ndërsa familjet e tri viktimave janë njoftuar për identifikimin.
Ndërkohë, priten edhe rezultate të tjera nga mostrat e dërguara për analizë, me shpresën që edhe familjet e personave të tjerë të zhdukur të marrin përgjigje pas dekadash pritjeje.