AKTUALITET, 12 Dhjetor 2018, 10:42

FOTOT/ Shpërthimi i makinës në Tiranë, reagon Policia

Shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e zonës së Komunës së Parisit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake rreth orës 10:00 në zonën e Komunës së Parisit është dëgjuar një shpërthim i fortë, ku më pas u mësua se shpërthimi ka ardhur nga një makinë, e cila në fund është djegur.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, por shpërthimi ka krijuar panik tek banorët e zonës.

Shperthimi i makines

NJOFTIMI I POLICISË

Në rrugën dytësore pranë nënkalimit tek kopshti botanik ka marrë flakë dhe është djegur mjeti i parkuar, tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit S. S.

Gjithashtu ka pësuar dëmtime nga flakët mjeti tip “Ford” i cili ndodhej i parkuar afër mjetit tip “Voklsvagen”.

Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Shperthmi i makines1Shperthimi i makines2Shperthimi i makines3

Shperthimi i makines6Shperthimi i makines5Shperthimi i makines4