LIFESTYLE, 16 Prill 2018, 11:31

Stresi i bën “diss” policisë: Del në video duke pirë hashash

Ai u kap dy ditë më parë nga policia teksa konsumonte kokainë, në një prej lokaleve të Tiranës.

“Jam përdorues droge, por nuk merrem me shitjen e saj. Me miqtë e mi konsumoj drogë kur gjej. Dua të lirohem se nuk kam bërë asnjë shkelje”, dëshmoi Stresi.

Dy ditë pasi qëndroi në qelinë e paraburgimit ai u lirua dhe menjëherë vendosi që të ndante me fansat reagimin e tij.

Reperi shqiptar postoi një video ku shihet duke tymosur në lagje, ndërsa në një mur shkruhet: “Policisë mos u dorëzo. Paqe jeshile. Banda e lagjes”.

“Jom shumë i madh për ju, i lirë”, shkruan Stresi në përshkrimin e videos.

https://www.instagram.com/p/Bhl5ZH8hWt4/?taken-by=stresi