LIFESTYLE, 16 Prill 2018, 11:28

Pas një mungese të gjatë, Klaudia Pepa më në fund rikthehet në ekranin shqiptar

Më në fund u zbulua arsyeja e rikthimit të Klaudia Pepës në Tiranë.

Balerina doli në skenë dje në mbrëmje pas një mungese të gjatë.

Ajo ishte e ftuara e natës finale të emisionit “Virtuozët” që transmetohet në TV Klan.

Klaudia Pepa ka publikuar një foto ku shihet përkrah sopranos Inva Mula, të cilën e falënderon  për mundësinë që i dha për rikthimin në skenën e televizionit ku është rritur profesionalisht.

Balerina profesioniste, e cila tashmë ka ngritur karrierën e saj  Itali, ka disa ditë  Tiranë, të cilat po i  shfrytëzon jo vetëm për t’u takuar me familjarët e saj, por edhe si e ftuar speciale.