AKTUALITET, 16 Gusht 2021, 08:42

Telebanët morën Afganistanin, sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit në OKB

Telebanët morën Afganistanin, sot do të mblidhet Këshilli i

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot, për të diskutuar në lidhje me situatën në Afganistan.

Lajmin e bëri të ditur një burim diplomatik për CNN.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres pritet të informojë Këshillin, me konsultimet private që do të pasojnë.

Në fjalimet e së Premtes, Guterres u bëri thirrje talebanëve të ndalojnë ofensivën e tyre në Afganistan dhe nuk u përgjigj drejtpërdrejt kur u pyet se çfarë do t’u thoshte atyre që mendojnë se Afganistani është braktisur nga bashkësia ndërkombëtare.