AKTUALITET, 12 Prill 2018, 20:06

FENOMENI ALARMANT/ Mes engjëjve dhe tundimit të djallit. Mësuesit e pedagogët e akuzuar për ngacmime seksuale

Nuk janë të paktat rastet ku mësuesit kanë ngacmuar seksualisht studentet apo edhe më keq, nxënëset e tyre. 

Rastet më të rënda vijnë sigurisht kur ky lloj fenomeni kalon çdo barrier të veten duke degjeneruar në biseda me përmbajtje të rëndë erotike, video ku tregohet organi gjenital i mësuesit apo rastet e përndjekjes deri në derën e shtëpisë.

Edhe pse pranë ëngjejve, nxënëseve të 9 vjeçares,gjimnazeve apo universitetit, këta mësues e pedagogë nuk ia dolën ti ruhen, “tundimit të djallit”.

Mësuesi i matematikës dërgon video, organin e tij gjenital vajzave të shkollës 9 vjeçare:

Bëhet fjalë për një mësues matematike të një shkolle 9-vjeçare në Fushë-Krujë, ku një nxënës i ka çuar Berishës një video ku duket ai duket bërë veprime të turpshme. Mësuesi në fjalë quhet Fatmir Dervina.

Në një koment në Facebook, bashkeshorja e tij tha se e gjitha ishte një lojë midis tyre pasi ai nuk është “specialist” në përdorimin e celularit.

Lojtës Videosh

00:00

00:52

Profesori i UBT-së, biseda me përmbajtje erotike me studentet:

Disa biseda me përmbajtje erotike nga një profesor i Universitetit Bujqësor të Tiranës me një studente të tij janë bërë publike ditët e fundit.

Në bisedat e reja të publikuara nga faqja, profesori i bën studentes së tij të ardhshme disa pyetje të nxehta dhe ajo i përgjigjet.

Sipas atyre që pasqyrojnë fotot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ai i dërgon foto të tijat vajzës dhe vazhdon bisedën duke e provokuar me të tjera pyetje ngacmuese.

 

Ish ministri i arsimit, Kosovë ngacmon seksualisht studenten:

Ish-ministri i Arsimit nga radhët e LDK-së, Rexhep Osmani, në vitin 2016 është shoqëruar në Polici pas dyshimeve se ka kërkuar favore seksuale nga një studente në shkëmbim të notës. 

“Viktima” ka raportuar se i dyshuari e ka ngacmuar seksualisht.

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari pas intervistës me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhej në raportin e Policisë së Kosovës. Ndërkohë, burime brenda Fakultetit të Edukimit thanë asokohe  se Rexhep Osmani është përfshirë në një përleshje fizike. Sipas po këtyre burimeve, studentja që ka qenë e martuar ka lajmëruar bashkëshortin e saj duke pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga profesori i saj. Më pas, rasti ka eskaluar në përleshje fizike mes bashkëshortit të saj dhe Rexhep Osmanit. Ky i fundit në një prononcim për mediat online ka sqaruar rastin, duke thënë se gjithçka ka qenë keqkuptim dhe se nuk ka pasur kurrfarë ngacmimi në këtë mes.

Mësuesi përndiqte nxënësen nga shkolla në shtëpi, çdo ditë:

Ish-mësuesi vihet në pranga pasi ngacmonte seksualisht një prej nxënësve të shkollës. Komisariati nr. 4 i Policisë së Tiranës arrestoi ish-mësuesin dhe ish-zëvendësdrejtori e një shkolle në Vlorë, shtetasin Kozma Buzo.

71-vjeçari, banues në Tiranë në zonën e “Kodrës së Priftit”, u arrestua pasi prej disa kohësh përpiqej dhe tentoi të kryente veprime të turpshme me vajzën e mitur 11-vjeçare.

Denoncimi u bë  nga babai dhe vajza në pranin edhe të një psikologu. 71-vjeçari e ndiqte të miturën gjatë gjithë rrugës që ajo bënte nga shkolla për në shtëpi, madje edhe kur merrte autobusin. 

Mësuesi në Berat ngacmon nxënëset me ane te prekjes:

Ngacmimet seksuale ndaj nxeneseve te shkolles 9-vjecare Ciflik, kane detyruar prinderit t’i drejtohen Drejtorise Arsimore Berat, me nje peticion. Ne peticion prinderit shpjegonin sjelljet jo te hijshme, te mesuesit te matematikes.  

Akuza 

Engjell Bregu, mesuesi i matematikes u akuza nga 13 prinder per sjellje jo te mire me nxenesit, paraqitje ne shkolle ne gjendje te dehur, kryerje e ekskursioneve pa lejen e drejtorit. Keto kane qene akuzat e ngritura zyrtarisht ndaj mesuesit, ne peticion, pasi prinderit jane ankuar ndaj tij duke e akuzuar dhe per ngacmime te vajzave, me ane te prekjes.

U vendos pezullimi i mesuesit nga puna me motivacionin “thyerje te dispozites normative”. Ne vitin 2004, Gjykata e Beratit e denoi Bregun, me 7 muaj burg. 

AlpeNews.al