AKTUALITET, 4 Dhjetor 2018, 13:49

“Stop rrjepjes”. Berisha publikon mesazhin e studentit/ VIDEO

“Stop rrjepjes”. Berisha publikon mesazhin e studentit/ VIDEO

Përmes një statusi në facebook ish- Kryeministri, Sali Berisha ka bërë thirrje që të ndalohet rrjepja e studentëve përmes taksave dhe tarifave të larta.

Ai ka bërë publik mesazhin e dërguar në adresë të tij duke iu bërë thirrje studentëve dhe universiteteve publike që të solidarizohen me studentët grevistë, dhe të refuzojnë të paguajnë tarifat e sotme 4-15 herë më të larta se në vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Berisha i cilëson taksat dhe tarifat që paguajnë studentët shqiptarë si më të lartat në Europë.

Qytetari në fjalë i shkruan Berishës se në fakultetin e arkitekturës dhe urbanistikës studentët janë duke protestuar dhe bojkotuar mësimin.

Shkak për këtë është bërë një tarifë e re e vendosur nga fakulteti, ku çdo student është i detyruar të paguaj për çdo provim të mbartur një taksë të posaçme.

Statusi i plotë i Berishës:

Stop rrjepjes se studenteve me tarifat dhe taksat me te larta ne Europe!

Studentet ne proteste dhe bojktot te mesimit kunder tarifave dhe taksave qe i rrjepin ata.

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e studentit dixhital.

Ju bej thirrje mbare studenteve te universiteteve publike te solidarizohen me studentet greviste dhe te refuzojne te paguajne tarifat e sotme 4-15 here me te larta se te gjithe studentet e vendeve anetare te Bashkimit Europian. sb

Pershendetje Doktor

Jemi duke protestuar dhe bojkotuar mesimin ketu ne fakultetin e arkitektures dhe urbanistikes

Shkak eshte bere nje tarife e re nga ana e fakultetit ku cdo student eshte i detyruar te paguaj per cdo provim te mbartur nje takse te posacme

Saktesisht per cdo kredit te cdo provimi te mbartur duhet te paguajme shtese 7 mije leke te vjetra, pervec tarifes vjetore 400 mije leke , ku vlen te thekesohet se eshte programi me i shtrenjte i studimit ne vend Pa perfshire edhe kostot e perdritshme qe jane shume te larta Boll eshte duke u vjedhur me taksat qe prinderit tane paguajne cdo muaj. Kjo eshte e tepert.