AKTUALITET, 27 Prill 2019, 18:47

Gati për kultivim/ Kapen 400 fidanë kanabis në Vlorë, e pëson kryeplaku

Gati për kultivim/ Kapen 400 fidanë kanabis në Vlorë, e


Policia e Vlorës ka bllokuar 400 fidanë kanabisi në fshatin Treblovë të Selenicës.

Bimët narkotike u gjetën pranë një përroi, gati për kultivim.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K.V., 57 vjeç i dyshuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Ndërkohë uniformat blu proceduan në gjendje të lirë kryeplakun e fshatit, shtetasin B.M., 61 vjeç, për veprën penale "Shpërdorim detyre", pasi dyshohet se nuk ka përmbushur detyrat për kontrollin e territorit.