AKTUALITET, 23 Janar 2021, 15:54

Standarti i dyfishtë në Rilindje pas përgjimeve italiane/ Tahiri dha dorëheqjen, Veliaj kërcënon opozitën

Standarti i dyfishtë në Rilindje pas përgjimeve italiane/ Tahiri


Përgjimet e publikuara nga mediat, të personave të lidhur me grupin mafioz Ndrageta, ku flitet për leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës, rryshfet në shifrën 20% dhe takime me kryebashkiakun Veliaj, kanë tronditur vendin.

Por kjo nuk është hera e parë, që opinioni publik në Shqipëri, tronditet nga përgjimet e anti-mafias italiane.

E njëjta gjë ndodhi kur u publikuan përgjimet e trafikantëve të drogës, ku përmendej edhe emri i ish ministrit të brendshëm. Saimir Tahiri. Por, në rastin Tahiri, sapo u publikuan përgjimet, ai dha dorëheqjen nga Kuvendi i Shqipërisë, për t'ju nënshtruar hetimit, si një njeri pa pushtet. Ky veprim u inkurajua edhe nga kryeministri Rama, i cili në atë kohë shprehej se nëse akuzat ndaj Tahirit vërtetoheshin, ai do të ishte "një vemje e padenjë për emrin njeri".

Ndërsa rasti i Veliajt, që njëlloj si në rastin Tahiri, është përmendur në bisedat e personave të lidhur me mafian,  jo vetëm nuk po shoqërohet me dorëheqje nga kryebashkiaku dhe hetim nga autoritetet, por Veliaj ka sulmuar ashpër opozitën, konkretisht Grida Dumën, duke ngritur akuza në formë thashethemesh për të dhe duke e quajtur "trafikante apartamentesh".

Vihet re se në rastin e Veliajt, ka një standart të dyfishtë në Rilindje. Nëse Saimir Tahirit, i'u tregua dera edhe nga kryeministri, që të përballej me hetimet, në rastin e Veliajt ka heshtje të plotë nga ana e Ramës dhe çdo eksponenti të partisë.

Në përgjimet e Ndragetës, biseduesit aludojnë lidhjet me një person mjaft pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës ndërkohë që vetë Claudio Larusa pohon se e ka takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ku çmimet e shitjes për një metër katror shkojnë deri në 2-3 mijë euro në qendër të qytetit në zonën pranë pallatit të kulturës.

Pjesë nga biseda e datës 28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec, kohëzgjatja 5 minuta e 09.

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar.

Brutto: Si një muaj… një muaj

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik t’i çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)

Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Speziali: Realitet..

Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon…

Reagim i plotë i Veliajt: 

Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh.

 

Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete!

 

E vërteta është se asnjë leje e Bashkisë së Tiranës nuk është e ndikuar nga grupe interesash, të lidhura me biznese të paverfikueshme. E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes.

 

I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të rradhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia!”, shkruan Veliaj.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2021/01/22/zbardhen-pergjimet-mafia-italiane-e-ndraghetas-ne-kontakte-me-njerezit-e-veliajt-per-ndertim-kullash-ne-tirane/