TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Shqipëri ka shpërthyer një skandal i vërtet, pas publikimit të përgjimeve të mafias italiane Ndragheta, ku flitet për marrje lejesh ndërtimi në Bashkinë e Tiranës, takime me kryebashkiakun Veliaj dhe afera korruptive në Shëndetësi.
Lajmi i publikuar fillimisht nga Ora News, është fshehur nga pjesa dërrmuese e televizioneve, por skandali ka shpërthyer në rrjetet sociale.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e parë të kryebashkiakut Veliaj, i cili nuk shpjegon akuzat konkrete, se Bashkia ka dhënë leje ndërtimi në këmbim të 20%, siç del nga përgjimet, por thotë se akuzat po i bëhen për shkak të fushatës. Me këtë logjikë të Veliajt, në fushatë po merr pjesë edhe anti-mafia italiane, sepse bëhet fjalë pikërisht për përgjimet e tyre.
“Do dëgjoni në këtë fushatë çudira. Do dalin që kemi qenë shokë në çerdhe me Eskobarin. Do dalin lloj çudirash”, tha Veliaj, gjatë një takimi në Rogozhinë.
Pas këtij prononcimi, Veliaj reagoi sërish në rrjetet sociale.
Reagimi:
Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh. Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete!
E vërteta është se asnjë leje e Bashkisë së Tiranës nuk është e ndikuar nga grupe interesash, të lidhura me biznese të paverfikueshme. E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes.
I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të rradhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia!”, shkruan Veliaj.
Në rastin e përgjimeve të fundit, biseduesit aludojnë lidhjet me një person mjaft pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës ndërkohë që vetë Claudio Larusa pohon se e ka takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ku çmimet e shitjes për një metër katror shkojnë deri në 2-3 mijë euro në qendër të qytetit në zonën pranë pallatit të kulturës.
Pjesë nga biseda e datës 28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec, kohëzgjatja 5 minuta e 09.
Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.
Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…
Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..
Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..
Gallo: Po ka shkuar.
Brutto: Si një muaj… një muaj
Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik t’i çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.
(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)
Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.
Speziali: Realitet..
Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon…
Kujtojmë se për përgjime të ngjashme me këto, Saimir Tahiri jo vetëm dha dorëheqjen si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por vijon ende të përballet me procese gjyqësore.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/01/22/zbardhen-pergjimet-mafia-italiane-e-ndraghetas-ne-kontakte-me-njerezit-e-veliajt-per-ndertim-kullash-ne-tirane/