AKTUALITET, 23 Janar 2021, 12:09

Shira me intensitet të lartë gjatë mbrëmjes dhe në mesnatë, ja kur pritet që të qetësohet situata

Shira me intensitet të lartë gjatë mbrëmjes dhe në


Teksa vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, duke nisur nga mbrëmja dhe përgjatë natës do të ketë reshje intensive shiu.

Në një lidhje për ‘News24’, sinoptikani i ‘Meteoalb’ Hakil Osmani pohoi se vendi ynë mbetet me reshje me intensitet mesatar deri në orët e pasdites. Ai theksoi se mbrëmja dhe mesnata pritet të sjellë fuqizim të reshjeve, ku në zonat veriore dhe jugore të territorit shqiptar pritet të kenë intensitet të lartë.

“Paraditen e nesërme pritet që të qetësohet situata. Por është përmirësim i përkohshëm, pasi pasditja dhe nata e së dielës presin fuqizim të reshjeve, që do të na shoqërojë deri në paraditen e së hënës. Pasditen e së hënës dhe në vazhdim, presim përmirësim të motit.”, tha Osmani.