AKTUALITET, 23 Janar 2021, 14:28

Grabitja e një filiali financiar në Tiranë, policia jep njoftimin: Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, autori në kërkim

Grabitja e një filiali financiar në Tiranë, policia jep


Policia e Tiranës është vënë në ndjekje të autorit të grabitjes së ndodhur sot pas mesdite në zonën e “Brrylit”. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, ku një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.

NJOFTIMI:

Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve.