AKTUALITET, 23 Janar 2021, 15:26

"Janë paratë, paratë, kullat, kullat.."/ Lubonja për lidhjet e mafias së kullave me pushtetin: Si po na mbyt ky tumor!

"Janë paratë, paratë, kullat, kullat.."/ Lubonja


Në Shqipëri ka plasur një skandal, pas publikimit të përgjimeve të anti-mafias italiane, ku eksponentë të grupit mafioz Ndragheta, flasin për përfitimin e lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, kundrejt rryshfetit në shifrën 20%, ndërtimet në qendrën e Tiranës dhe korrupsionin në Shëndetësi.

Por edhe pa dalë këto përgjime, raportet ndërkombëtare e paraqisnin sektorin e ndërtimit, veçanërisht në Tiranë, si një lavatriçe të madhe të parave të pista. Kështu, sipas një publikim të “Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar”, reth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017-2019 në kryeqytet nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro.

Çështja e pastrimit të parave nëpërmjet ndërtimit të kullave dhe flluska e ndërtimit është trajtuar shpesh në emisionin "Të Paekspozuarit", përpara se ky emision të mbyllej (shih më poshtë emisionet e plota).

Ndërkohë, një nga analistët më kritikë të këtyre skemave të  pastrimit të parave, korrupsionit, por edhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore, është Fatos Lubonja. Ndiqni më poshtë videon, ku ai e përmbledh shkurt, se çfarë është bashkëpunimi midis pushtetit dhe mafias së ndërtimit.

/TPZ.al/

VIDEO:

 

TË PAEKSPOZUARIT - EMISIONE PËR KULLAT, PASTRIMIN E PARAVE DHE FLLUSKËN E NDËRTIMEVE

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2021/01/22/zbardhen-pergjimet-mafia-italiane-e-ndraghetas-ne-kontakte-me-njerezit-e-veliajt-per-ndertim-kullash-ne-tirane/

https://www.tpz.al/2020/08/28/u-pastruan-1-6-miliarde-euro-ne-tre-vjet-raporti-60-e-firmave-qe-ndertuan-ne-2017-2019-nuk-justifikojne-financat/