TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sporti shqiptar është në zi, ndërsa ka ndërruar jetë Artan Pogoni. Lajmi tragjik për 54-vjeçarin u raportua sot më 28 korrik, kur edhe dyshohet se pësoi arrest kardiak.
Doktor i Shkencave, Profesor Universitar Pogoni me një formim të gjerë akademik, ishte i mbështetur në kater diploma universitare. Ai ka ndërtuar karrierën e tij në fushën e shkencave sportive, duke u fokusuar në rekreacionin sportiv dhe në metodologjitë e trajnimit sportiv.
Angazhimi kërkimor ishte i përqendruar në fushën e stërvitjes sportive, volejbollit dhe rekreacionit sportiv. Ai ka një kontribut të qëndrueshëm në literaturën shkencore, me 12 botime akademike dhe 2 tekste mësimore, të cilat shërbejnë si referencë për studentët dhe profesionistët e fushës. Përmes këtyre botimeve, Dr. Pogoni ndikoi në pasurimin e bazës teorike dhe praktike të shkencave sportive në Shqipëri.