TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transferimin e talentit afrikan Yan Diomandé
Sipas raportimeve të fundit, marrëveshja është mbyllur këtë mbrëmje dhe mbrojtësi/lojtari ofensiv nga Bregu i Fildishtë pritet të udhëtojë gjatë kësaj jave drejt Madridit për të kryer testet mjekësore dhe për të firmosur kontratën e re.
Diomandé do të lidhë të ardhmen e tij me “Los Blancos” deri në qershor të vitit 2031, duke u bërë një nga investimet më të mëdha të Real Madridit për gjeneratën e ardhshme.
Klubi madrilen ka mposhtur konkurrencën e disa prej gjigantëve europianë, mes tyre edhe PSG-në, që prej javësh ishte në garë për shërbimet e talentit të Leipzig. Florentino Perez ka vendosur të përshpejtojë operacionin dhe ta sjellë në “Santiago Bernabeu” një tjetër emër të madh për projektin e së ardhmes.
Pas yjeve si Mbappé, Bellingham, Vinicius dhe talentëve të rinj që po ndërtojnë një cikël të ri suksesi, Real Madrid shton edhe një tjetër diamant në formacionin e tij.