SPORT, 26 July 2026, 19:00

E dashura e yllit të futbollit “nxjerr sekretin” në TikTok, ja çfarë u dhuroi Messi 25 lojtarëve pas Botërorit

Lionel Messi vazhdon të tregojë pse është një udhëheqës i vërtetë, si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë. Ylli argjentinas ka bërë një tjetër gjest falënderimi mjaft special për të gjithë 25 shokët e tij të skuadrës që morën pjesë me të në rrugëtimin e Botërorit.

Prapaskena e bukur është zbuluar në rrjetin social TikTok nga Kelci-Rose Bowers, futbolliste e Bournemouth dhe njëkohësisht e dashura e mbrojtësit argjentinas, Marcos Senesi.

Çfarë përmban paketa speciale e “Pleshtit”?

Sipas pamjeve të publikuara, secili nga futbollistët ka marrë një set personalizuar që përfshin:

  • Çantë shpine zyrtare: E personalizuar me emrin e çdo lojtari që e pranon.

  • Kit për pijes ‘Mate’: Seti i pijes tradicionale argjentinase, e cila është e padiskutueshme në dhomat e zhveshjes.

  • Borracë luksoze Stanley: Me ngjyrë të artë elegante dhe të stampuar me logon zyrtare të vetë Lionel Messit.

Ky nuk është gjesti i parë i këtij lloji nga kapiteni i “Albiceleste”, i cili njihet për dhuratat e tij bujare me qëllim për të mbajtur të fortë frymën e grupit. Videoja e publikuar nga Bowers ka marrë menjëharë mijëra pëlqime dhe shpërndarje, duke bërë xhiron e rrjeteve sociale e duke konfirmuar edhe një herë dashurinë e madhe që Messi gëzon mes shokëve të tij të skuadrës.

? EL REGALO PERSONALIZADO QUE MESSI LES ENTREGÓ A LOS JUGADORES DE LA SELECCIÓN ARGENTINA

? Kelci Rose, pareja de Marcos Senesi, reveló el obsequio que recibió todo el plantel de parte de Messi. Lo mostró días después de la final disputada contra España.

? Cada futbolista… pic.twitter.com/8bktTJtzf7

— Rosario3.com (@Rosariotres) July 25, 2026