TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood akuzohet për tentativë për përdhunim, sjellje kontrolluese dhe shtrënguese dhe sulm fizik. Lajmin e ka konfirmuar prokuroria në Britaninë e Madhe.
Sulmuesi i United u arrestua për herë të parë në 30 janar 2022 dhe kaloi tri netë nën vëzhgimin e policisë. Më 2 shkurt, Greenwood u lirua me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.
21-vjeçari, i cili ka luajtur në total 129 ndeshje (36 gola) me Manchester United, ka zhvilluar një ndeshje me Kombëtaren e Anglisë.
Ndeshja e tij e fundit për Manchester United daton, më 22 janar 2022.