TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mundësia e humbur nga Kristjan Asllani në fund të ndeshjes mes Barcelonës dhe Interit vazhdon të komentohet gjatë dhe padyshim që për lojtarin nuk kanë munguar kritikat për atë rast të artë që shpërdoroi për të hyrë në histori dhe për t’ia bërë të thjeshtë kualifikimin skuadrës zikaltër.
Por një kritikë që nuk pritej ishte nga legjenda e futbollit botëror, Tierri Henri. Golashënuesi i njohur francez, i cili ka fituar Ligën e Kampioneve pikërisht me fanellën e katalanasve në sezonin 2008-2009, teksa komentonte ndeshjen e mesjavës në studion e “CBS Sports”, është ndalur pikërisht tek ai moment, duke kritikuar mesfushorin e ri shqiptar.
“Nëse do të flasim për Asllanin, dhe unë do ta përmend gjithë natën, pasoje topin! Nuk bëhet fjalë vetëm për ty. Çfarë djali lakmitar!”, ishte komenti i Henri i cili duket ka mbetur i zhgënjyer nga gjuajtja e futbollistit shqiptar i cili kishte edhe mundësinë të pasonte topin te Mikhtarian dhe të mbyllte kualifikimin.