TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tashmë është zyrtare, Elvis Rexhbecaj nis një aventurë të re në karrierën e tij!
Mesfushori me origjinë shqiptare ka vijuar karrierën e tij sërish në Bundesliga teksa është prezantuar te skuadra bavareze e Augsburgut. Këtë lajm e ka bërë vetë me dije klubi gjerman me anë të një komunikate në sajtin e saj teksa i ka uruar mirëseardhjen 24-vjeçarit.
Mesfushori lë kështu Volfsburgun për të kaluar në radhët e Augsburgut teksa ka hedhur dhe “të zezën në të bardhë” në kontratën e tij për një periudhë 4-vjeçare teksa do ta mbajë të lidhur në Bavari deri në 30 qershor 2026.
Sezonin e kaluar, 24-vjeçari ishte i huazuar te skuadra e Bohumit teksa në Bundesligë regjistroi 32 aktivizime, por pa mundur dot të shënojë dhe asistojë.
???? Can't Help Falling in Love ???? pic.twitter.com/pj5TSPz3AY
— FC Augsburg (@FCA_World) July 27, 2022
Më parë përveç Volfsburgut dhe Bohumit, Elvis Rexhbecaj ka qenë pjesë edhe e Këlnit.
Welcome home, Elvis ???? pic.twitter.com/qutKOspGMb
— FC Augsburg (@FCA_World) July 27, 2022