SPORT, 22 Gusht 2025, 19:58

Mareska vazhdon me operacionin “Fshesa”, gati emra të tjerë drejt largimit

Mareska vazhdon me operacionin “Fshesa”, gati emra të

Çelsi ka filluar prej kohësh operacionin e spastrimit të lojtarëve të tepërt, që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Enco Mareska për sezonin e ri. Klubi londinez po punon intensivisht për të reduktuar kontingjentin dhe për të siguruar të ardhura nga lojtarët që nuk kanë bindur.

Pritet të largohet nga “Stamford Bridge” si fillim Renato Veiga. Mesfushori, i cili mbërriti në Londër vetëm një vit më parë dhe ka kontratë deri në 2031, pritet të transferohet në Spanjë, te Vijareal, në një marrëveshje që vlerësohet rreth 30 milionë euro. Një tjetër emër i rëndësishëm në listën e largimeve është Sterling. Sulmuesi anglez nuk arriti të përshtatej kurrë plotësisht me ambientin te Çelsi dhe po negocion kalimin te Fulhem.

Megjithëse ende nuk është arritur një akord përfundimtar, 29- vjeçari nuk po stërvitet me skuadrën. Ndonëse duket se lamtumira është e pashmangshme, pavarësisht kontratës së tij që skadon pas dy vitesh. Ndërkohë, edhe Nkunku është pranë largimit. Sulmuesi francez, teksa duket se ka rënë pista “Bajern”, pritet të rikthehet te Lajpcig, klub që ka shfaqur gatishmërinë të paguajë rreth 45 milionë euro për ta blerë përfundimisht kartonin e tij.

Çelsi ka refuzuar një ofertë të fundit nga bavarezët, që e donin lojtarin vetëm në huazim. Ndërkaq, shitja e sulmuesit shqiptar Armando Broja drejt Burnlit e ka çuar në 295 milionë euro shumën që Çelsi ka arkëtuar nga shitjet e lojtarëve të dalë nga akademia e saj në vetëm tre vitet e fundit.