SPORT, 18 Shtator 2025, 17:26

ZYRTARE/ Askush nuk do ta mendonte, Murinjo prezantohet te klubi i ri

ZYRTARE/ Askush nuk do ta mendonte, Murinjo prezantohet te klubi i ri

Zhoze Murinjo është zyrtarisht trajner i Benfiksës. Klubi portugez e ka prezantuar “Special One”, që rikthehet te klubi ku nisi gjithçka pas 25 vitesh.

Murinjo la Fenerbahçen, pikërisht pas një skualifikimit nga Champions ndaj Benfikës. Rastësia e solli tashmë në krye të tyre, që në anën tjetër shkarkuan trajnerin Bruno Lagen.

62-vjeçarin nuk do e kishte menduar askush për këtë rikthim kaq të shpejtë. Kontratën ndërkohë e ka firmosur të vlefshme deri në vitin 2027.

Karriera e Murinjos nisi pikërisht te Benfika. Pjesa tjetër me Porton, Interin, Çelsin, Realin, Junajtid apo Romën ishte histori.