TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fisnik Asllani po shkëlqen me Hoffenheim. Sulmuesi dardan pëlqehet nga disa skuadra dhe gara për të në merkatot e ardhshme, pritet të jetë e ashpër. Për këto zëra ka folur vetë Asllani, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Sigurisht që dëgjoj dhe lexoj gjëra të tilla. Është privilegj dhe ndihem pak krenar, por jam i përqendruar te Hoffenheim, te ndeshjet, javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo është më e rëndësishmja për mua. Do të shohim çfarë ndodh në fund. Çdo gjë në kohën e duhur.
“Sigurisht që flas për të ardhmen me familjen dhe miqtë e afërt. Nuk jam më 18 vjeç, ndaj duhet të planifikoj karrierën dhe jetën. Duhet të di deri ku dua të shkoj, çfarë dua, të njoh veten dhe të zbuloj çfarë është e rëndësishme për mua, cilat janë prioritetet e mia.” Asllani ndiqet nga ekipe si Bayern apo edhe Barcelona.