TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kërkohej fitore pas atij barazimi ndaj Liverpool, mirëpo duket se asgjë nuk ka shkuar sipas planit.
“Topçinjtë” e Arsenal kanë humbur transfertën e radhës në Premier League, teksa pas disfatës ndaj “Qershive” të Bournemouth, tashmë janë mundur minimalisht, 1-0, nga “Bardhezinjtë” e Newcastle, në “St. James’ Park”, në sfidën e javës së 10-të të kampionatit.
Goli i vetëm i sfidës erdhi nga “bomberi” i sulmit, Alexander Isak, me i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 12’-të, për t’i siguruar fitoren djemve të Eddie Howe. Falë këtij triumfi, Newcastle ngjitet në vendin e 8-të të tabelës, në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Arsenal mbetet në vendin e tretë me 18 pikëve, me 3 dhe 4 pikë më pak se Liverpool e Manchester City, sipër tyre.