SPORT, 2 Nëntor 2024, 14:10

Alarm te kuqezinjtë/ Dëmtim në muskul, Manaj rrezikon të humbasë ndeshjet e nëntorit me Kombëtaren

Alarm te kuqezinjtë/ Dëmtim në muskul, Manaj rrezikon të

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj rrezikon të mungojë në ndeshjet e nëntorit për shkak të dëmtimit në muskul.Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi turk, Sivaspor përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Gjatë kontrolleve të kryera ndaj lojtarit tonë Rei Manaj, i cili mbeti i dëmtuar në pjesën e fundit të ndeshjes që luajtëm jashtë vendit me Adana Demirspor në javën e 10-të të Superligës Trendyol, u konstatua një dëmtim në muskulin e tij”, thuhet në deklaratën e bërë nga klubi.