TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Telenovela Kylian Mbappe u mbyll, por ai nuk do të qëndrojë në Paris dhe PSG nuk do t’ia vështirësojë largimin. Futbollisti ka informuar klubin për qëllimin e tij për t’u larguar nga klubi qershorin e ardhshëm, kur kontrata e tij do të ketë skaduar dhe ai do të jetë i lirë të zgjedhë skuadrën e re (Real Madrid?).
Pas një mundje krahu të vazhdueshme, parisienëët kanë pranuar vendimin e sulmuesit dhe kanë arritur një marrëveshje në lidhje me bonusin e besnikërisë që Kylian duhej të merrte në këtë vit të fundit në Francë.
Sipas L’Equipe, Mbappe ka refuzuar një bonus prej 100 milionë eurosh që i takonte nga 1 shtatori. Kështu, paratë do të mbeten në arkat e klubit. Një mënyrë për të lajmëruar një ndarje “konsensuale”.