TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mesfushori i Letonisë, Renars Varslavans, analizoi barazimin 1-1 me Shqipërinë. “Kam një sërë ndjesish për rezultatin. Pas pjesës së parë që kemi bërë, meritonim dicka më shumë aty. Në pjesën e dytë u kthyem shumë mbrapa në mbrojtje, po mendonim të mbronim rezultatin.
Ndoshta nga lodhja ose ndoshta nga mungesa e besimit. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, folëm sesi mund ta fitonim ndeshjen dhe meritonim dicka më shumë. Pas pjesës së dytë, po, ishte rezultat i drejtë.
Shqipëria po kontrollonte topin, por nuk kishte asnjë shans 100% të pastër, prandaj ishte rezultat i drejtë”, tha mesfushori letonez.