TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Çelsit, Liam Rosenior, ka treguar se kapiteni Ris Xhejms pritet të kalojë një periudhë tjetër jashtë fushave për shkak të një dëmtimi.
‘Blutë’ aktualisht po përgatiten për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve me PSG në Stamford Bridge, sonte në mbrëmje. Duke qenë 5-2 në disavantazh pas ndeshjes së humbur gjatë javës së kaluar në Francë, tashmë skuadra nga Londra do të duhet të tregojë një nga paraqitjet më të mira në historinë e kompeticionit, pikërisht për të eliminuar kampionët në fuqi.
Duke folur në një konferencë për shtyp të hënën, Rosenior zbuloi se kapiteni nuk do jetë gati. “Xhejms ka ndjerë diçka në kofshën e pasme në fund të ndeshjes kundër Njukasëll. Fatkeqësisht, ai nuk do të luajë përballë Parisit”, konfirmoi trajneri.