TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Barcelona do të presë nesër në orën 18:45 Njukastëllin në stadiumin Spotify Camp Nou, ku do të kërkojë fitoren dhe kalimin në raundin tjetër të Championsit. Në prag të këtij dueli, trajneri Hansi Flik u shfaq në një konferencë për shtyp ku i përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Nga ndeshja tek Laporta, rinovimi i kontratës dhe dueli Siti-Real në mbrëmje, gjermani i thotë të gjitha.
Çfarë lloj ndeshjeje prisni?
Ata bënë presion shumë lart në fushë dhe u mbrojtën shumë mirë në të tretën e fundit. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ata janë fizikisht të fortë dhe të shpejtë në kundërsulm. Duhet të luajmë një lojë perfekte dhe kjo është ajo që do të përpiqemi të bëjmë.
A doni të rinovoni kontratën tuaj?
Nuk mendoj se është koha e duhur. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme. Të gjithë e dinë që jam shumë i lumtur këtu, por duhet të flas me familjen time. Do të ketë kohë për të folur, tani nuk është koha.
Çfarë mesazhi ju përcolli Joan Laporta?
Është e rëndësishme të kemi një strukturë. Ne kemi një strukturë të mirë që na jep stabilitet. Të gjithë ishin të kënaqur me vizitën dhe na uruan fat për nesër.
A mund të jesh optimist në Ligën e Kampioneve?
Ky është futbolli dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë. Duhet të jemi pozitivë sepse ka cilësi të shkëlqyer në skuadër. Do të shohim nëse jemi të aftë të fitojmë Ligën e Kampioneve, por duhet të përmirësohemi.
Çfarë keni përgatitur për t’iu kundërvënë fizikalitetit dhe intensitetit të Njukasëllit?
Kemi folur për këtë. Duhet të luajmë me besim dhe kjo është e rëndësishme për nesër. Nëse ata luajnë një-me-një, do të duhet të gjejmë hapësirat. E kemi analizuar dhe e kemi praktikuar.
A prisni që Lamine Jamal të bëjë diferencën?
Absolutisht. Lamine është një lojtar që mund të bëjë diferencën. Ai u stërvit në mënyrë fantastike dje. Liga e Kampioneve është gara më e mirë në botë dhe të gjithë duan të luajnë në të. Është motivim shtesë për çdo lojtar.
Ti thua se duhet të flasësh me familjen tënde për këtë, a je i pasigurt për rinovimin e kontratës?
Është e qartë se më pëlqen të punoj këtu. Gjëja më e rëndësishme, ajo që ndiej, është se kam një familje të mrekullueshme. Këtu kam mbështetjen e Barcelonës, por ky është futbolli. Jam këtu për të ndihmuar të arrijmë nivelin më të lartë, por ka ende kohë. Nuk po mendoj të shkoj diku tjetër. Ky do të jetë klubi im i fundit, puna ime e fundit dhe jam i kënaqur.
A e sheh Dani Olmon si një nëntëshe false?
Mund të jetë një opsion. Në ndeshje si këto, të gjithë lojtarët janë të motivuar. Ne kemi nevojë për Ferran dhe Levën në formën e tyre më të mirë deri në fund të sezonit për të arritur objektivat tona. Është thelbësore për ne.
Pse nuk i shikon kur lojtarët gjuajnë penalltitë?
Unë nuk i shikoj kurrë, dhe funksionon për mua. Mund ta shikoj përsëritjen në iPad-in tim. Ata thonë se është një çudi, por kështu jam unë. Nuk më pëlqen t’i shoh duke gjuajtur penallti. Është një ndjesi fantastike kur tifozët janë duke u entuziazmuar.
A jeni të sigurt në përmbysjen e Mançester Sitit?
Reali luajti në mënyrë fantastike në ndeshjen e parë, por ky është futbolli dhe çdo gjë mund të ndodhë. Do ta shikoj dhe do ta shijoj ndeshjen.