SPORT, 12 Korrik 2025, 19:51

Hoqi dorë nga Milani në fund, mbrojtësi anglez tregon si ndryshoi mendje: Gjatë natës…

Hoqi dorë nga Milani në fund, mbrojtësi anglez tregon si ndryshoi

Arçi Braun ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën te Fenerbahçe. Dhe pse ishte pranë firmës me Milanin, në fund zgjodhi klubin turk.

“Marrëveshja me Milanin ishte thuajse e mbyllur. Isha gati të largohesha. Por më pas, gjatë natës, mora një telefonatë nga presideni i Fenerbahçes.

Çdo gjë ndryshoi. Pasioni që tregoi, vizioni i tij, e bënë vendimin të lehtë. E dija që duhet të vija te Fener”, u shpreh Braun ndër të tjera.

23-vjeçari largohet kështu nga Gent. Lëvizje e çuditshme, nga Braun që hoqi dorë nga Italia për t’u transferuar te Fenerbahçe.