TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

U luajtën prej orës 15:00, dy duelet e vlefshme për javën e 17-të, të Serisë A italiane, ku nuk munguan surprizat.
Torino e Kristjan Asllanit dhe Ardian Ismajlit, u mposht me përmbysje nga Kaljari me shifrat 1 me 2. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Vlasiç, ndërkohë që Prati dhe Kilicsoy, realizuan për Kaljarin.
Për sa i përket futbollistëve shqiptarë, Ismajli qëndroi në fushë gjatë gjithë duelit, teksa Asllani u zëvendësua nga Ngonge në minutën e 76-të.
Në duelin tjetër, Leçe e Ylber Ramadanit u mposht me rezultatin 0-3 nga Komo.
Mesfushori i Kombëtares kuqezi, e nisi si titullar, teksa u zëvendësua në minutën 90+3, ndërkohë që në minutën e 81-të, u ndëshkua me karton të verdhë.
GOLAT E NDESHJES TORINO-KALJARI: VIDEO
GOLAT E NDESHJES LEÇE-KOMO: VIDEO