SPORT, 26 Dhjetor 2025, 19:50

Me sytë nga Gjimshiti për Interin, tani te Atalanta nuk janë më aq optimistë

Me sytë nga Gjimshiti për Interin, tani te Atalanta nuk janë

Berat Gjimshiti po tenton në çdo mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj të diele në Serinë A ku përballë do të vihen Atalanta dhe Interi, në supersfidën e kësaj jave.

Futbollisti shqiptar është dëmtuar me 13 dhjetor dhe mendohej se do të qëndronte jashtë deri në gjysmën e muajit janar. Por ai ka tentuar që të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për duelin kundër Interit, që shihet si shumë i rëndësishëm nga bergamaskët pasi mund të ndalin kryesuesit e kësisoj, të kthehen edhe ata në garë për një vend në grupin e skuadrave që pretendojnë pjesëmarrjen në Champions.

Megjithatë, në stërvitjen e sotme, Gjimshiti ka qenë përsëri i veçuar nga grupi i lojtarëve të tjerë, duke mos marrë pjesë në ushtrimet apo përgatitjen taktike të Paladinos për ndeshjen ndaj Interit. Ndaj tashmë ka më pak optimizëm se ai do të jetë i gatshëm për duelin ën fjalë, duke përcaktuar kthimin më të mundshëm në ndeshjen e parë të Atalantës për vitin 2026.