SPORT, 26 Dhjetor 2025, 19:37

Nuk bind, Marash Kumbulla del tepër edhe në Spanjë! Mallorca nuk ka interes për të…

Nuk bind, Marash Kumbulla del tepër edhe në Spanjë! Mallorca nuk

Qendërmbrojtësi I Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla, po luan këtë sezon i huazuar, nga Roma te Mallorca në La Liga. Ky është huazimi i dytë në kampionatin spanjol, pasi sezonin e shkuar luajti me fanelën e Espanyol.

Këta të fundit refuzuan ta blinin dhe sipas mediave spanjole, të njëjtën gjë po mendon edhe Mallorca. Klubi i La Ligas ka të drejtën e blerjes për 8 milionë euro, shumë e cila duket e tepërt për spanjolët.

Kumbulla mund të kthehet te Roma madje që në janar, edhe pse gjasat e mëdha janë që kjo të ndodhë në verë. Megjithatë, pritet të shihet nëse 25-vjeçari shqiptar do të ndryshojë ambient gjatë dimrit.  

Kujtojmë se këtë sezon, Kumbulla ka marrë pjesë në 7 ndeshje me Mallorcan, me një total prej 396 minutash.