SPORT, 27 Dhjetor 2025, 15:18

Chelsea, flet Maresca: Aston Villa e fortë, por duam fitoren

Chelsea,  flet Maresca: Aston Villa e fortë, por duam fitoren

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca doli në konferencë para ndeshjes ndaj Aston Villas.

“Ata po bëjnë një sezon fantastik! Është shumë e qartë se çfarë bëjnë, mënyra se si duan të luajnë. Në këtë moment janë gjithashtu plot vetëbesim. Kjo është shumë e rëndësishme për një ekip futbolli.

Rikthimi i Palmer nga dëmtimi- Mendoj se Palmer është gati që të luajë 90 minuta. Progresi për një lojtar është 45 minuta, 1 orë e pastaj 70 minuta. Ai luajti një orë kundër Evertonit. Luajti më shumë se 70 minuta kundër Neëcastle, kështu që mendoj se progresi është aty”- tha Maresca.